Juventus ka arritur fitoren e pestë rresht në Serie A, ku ka mposhtur Cagliarin 0 me 2 në javën e 24-të të Series A.

Gonzalo Higuain shënoi dy golat e fitores në minutat 37 dhe 47.

Cagliari mbylli ndeshjen me një futbollist më pak pasi Barella u ndëshkua me të kuq në minutën e 67-të.

Juve vazhdon të prijë sigurt drejt titullit me 60 pikë pas 24 ndeshjeve. Shtatë pikë më pak ka Roma që është e dyta.

Artikulli paraprakKjo është “bomba” e Xhemailit sonte ndaj Sampdoria-s [VIDEO]
Artikulli tjetërAtletico Madrid arrin fitore dramatike kundër Celta Vigos