Gjilani e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen ndaj Vllaznisë e Pozheranit, duke e deklasuar në shtëpi me rezultat 4-0.
Skuadra e Morinës ishte larg më e mirë se kundërshtari andaj fitorja ishte e pastërt si loti. Betim Haxhimusa ishte njeriu i takimit pasi arriti të realizoi hat-trick, teksa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe emri i mbrojtësit pejan Fisnik Papuci.
Pas kësaj fitore Gjilani është në pozitën e 7-të me 39 pikë, aq sa edhe Feronikeli, Llapi, e Trepça’89.