Ai ndoshta mund të ketë shënuar 154 gola në 234 ndeshje, dhe disa prej golave të cilat e kanë zgjeruar disi historinë e Mançester Sitit, por Kun Aguero tashmë nuk është ndër të preferuarit e spanjollit Pep Guardiola.

E ardhmja e argjentinasit është në pikëpyetje në fund të sezonit, me shumë klube të interesuara e të gatshme ta transferojnë atë, pasi braziliani Gabriel Jesus i ka zënë vendin ish-sulmuesit të Atletiko Madridit.

Por gjatë karrierës së tij, Guardiola ka menaxhuar edhe dy klube të tjera në Evropë, Barcelona dhe Bajern Mynih, ku dhe mbahet mend për konfliktet me yjet e skuadrave ku ai ka drejtuar, transmeton “G.Sh”.

Aguero nuk është i pari i cili gjendet në këtë situatë, më herët filozofisë së spanjollit nuk i është përshtatur as Deko, Samuel Eto’o, Ronaldinjo dhe Ibrahimoviç te Barcelona.

Ndërsa në Gjermani, lojtarë si Mario Madzukiç, Xherdan Shaqiri, Mario Gëtze janë larguar për po të njëjtën arsye, mospërshtatjen me filozofinë e Pep.

Te klubi aktual, Guardiola ka larguar portierin legjendar të klubit, Xho Hart i cili është huazuar te Torino. Së fundmi ai ka patur konflikte edhe me mesfushorin afrikan, Jaja Ture.

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me ta nëse largohen nga elita
Artikulli tjetërLajm i keq për Interin vjen edhe nga mjekët