Statuja ngritur në nder të futbollistit më të argjrntinas Lionel Messi në Buenos Aires, në Paseo de la Gloria, papritmas është parë e shkatërruar pasi thuhet se atë e dëmtuan disa persona ende të panjohur. Skulptura e cila u vendos verën e kaluar për të bindur yllin e Barcelonës të rishqyrtojë vendimin rreth largimit nga përfaqësuesja e Argjentinës, u shktatërrua gjysma e saj, pasi i është këputur koka dhe është zhdukur.

Qyteti i Buenos Aires,  tashmë ka nis të aktivizojë  punën rreth restaurimit të kësaj statuje,e cila u hap gjashtë muaj më parë. Përgjatë Paseo de la Gloria janë statujat e sportistëve tjerë kulmor argjentinas si tenistja Gabriela Sabatini apo edhe basketbollisti Manu Ginobili.

Artikulli paraprakFitoi çmimin për “Golin më të bukur”, hap celularin për të lexuar fjalimin përshëndetës
Artikulli tjetërZyrtare: Botërori 2026 me 48 skuadra