E ardhmja e Luciano Spalletti është gjithnjë e më larg nga Roma. Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, shkarkimi i tij është akoma edhe më i pritshëm pasi klubi kryeqytetas po mendon për emrin që do të zëvendësojë Spallettin.

Emrat janë të shumtë por në ‘pole position’ qëndron dyshja Montella dhe Gasperini, shkruan “Sport Mediaset”.

Për Montellan do të ishte një kthim në kryeqytet pasi në vitin 2011 ai e ka drejtuar Romën për një afat të shkurtë tre mujor.

Ndërsa kandidati tjetër që pritet të ulet në stolin e Romës pritet të jetë Gian Piero Gasperini i cili është duke prekur një sukses të jashtëzakonshëm me Atalantën.

Image

Artikulli paraprakFOTO/ Merr pasaportën shqiptare, futbollisti brazilian pjesë e Kombëtares kuqezi
Artikulli tjetërFOTO: Ditë të mira për stadiumin e Prishtinës