Humbja me rezultat 0-1 ndaj një kundërshtari direkt si Torino në luftën për mbijetesë, rezultoi fatale për Eusebio Di Francesco i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit te skuadra e Cagliari.

Rezultatet negative të njëpasnjëshme e dërguan presidentin e klubit të merrte këtë vendin drastik në gjysmën e sezonit për të larguar nga pankina e skuadrës së tij ish-trajnerin e Romës dhe Sassuolos. Drejtuesit e klubit italian rinovuan kontratën me Di Francescon më datë 24 janar, madje firma erdhi një ditë pas humbjes me Genoan.

Aktualisht skuadra nga Sardenja renditet në vendin e 18 me 15 pikë, -5 nga Torino e vendit të 17.

Lajmin e shkarkimit të trajnerit 51-vjeçar e ka bërë publike vetë klubi i Cagliarit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here