Mediat spanjolle kanë kthyer sot përsëri në plan të parë largimin e Carlo Ancelottit nga Real Madrid në verën e vitit 2015, pak muaj pasi ai kishte arritur të fitonte Ligën e Kampioneve numër 10 me madrilenët.

E përditshmja “AS” ka publikuar sot pjesë të autobiografisë së trajnerit italian ku zbuloheshin prapaskenat e asaj lamtumire e cila u duk shumë e çuditshme.

“Gjërat po shkonin mirë, por më pas ndodhën dy probleme shumë të mëdha”, tregon Ancelotti. “I pari ishte nga statistikat e UEFA¬s, të cilat ‘zbuluan’ se ekipi ynë nuk stërvitej aq shumë sa klubet e tjera të mëdha evropiane. Ne kishim fituar 22 ndeshje radhazi dhe po bënim gjithçka mirë. Por pastaj humbëm fiks kur doli kjo statistike dhe klubi filloi të bënte presion. Më thanë që duhej të punonim më shumë. Por unë mendoja të kundërtën, lojtarët duhej të pushonin se kishim kaluar një muaj të lodhshëm dhe me dëmtime, që rezultoi fatal në humbjen e kampionatit.
Problemi i dytë me sa duket ishte edhe më vendimtar, pasi kishte lidhje direkte me një nga lojtarët më të përkëdhelur në klub, Gareth Bale.

”Drejtori i përgjithshëm më tha që presidenti Florentino Perez dëshironte të fliste me mua, transmeton panorama. Kur shkova në zyrën e tij, më tha se Bale e kishte telefonuar. E kisha zëvendësuar më 4 janar (humbja 2:¬1 ndaj Valencias që ndali serinë e fitoreve të Realit).

Menaxheri i Bale pastaj ishte ankuar sepse Gareth dëshironte që të luante në qendër. Presidenti më pyeti se çfarë kisha ndër mend të bëja dhe iu përgjigja ‘Asgjë’. Nuk mund të ndryshoja sistem loje në mes të sezonit. Që nga ai moment, marrëdhënia që kisha me presidentin nuk ishte më e njëjta”, tregoi Ancelotti. Një fitore me Bayernin në Madrid do të ishte një shpagim i mirë, apo jo?

Artikulli paraprakMilan, formacioni i kinezëve për edicionin i ardhshëm! Fabregas, Musacchio dhe Pellegrini në të! Enigma është në qendër të sulmit [FOTO]
Artikulli tjetërVettel: Fitorja në Bahrein, meritë e të gjithë skuadrës