Numri i pjesëmarrësve në shkallët e stadiumeve italiane këtë sezon ka qenë më i ulëti i këtyre pesë sezoneve të fundit. Kjo të paktën sipas statistikave që ofron “FIGC”, shikohet se mesatarja e tifozëve nëpër stadiume ka rënë, krahasuar me vitet e fundit.
Nga i njëjti burim, thuhet se 21.833 ka qenë mesatarja e këtij viti, krahasuar me 22.221 të një viti më parë. Por edhe pse pjesa më e madhe e skuadrave ka qenë në ulje, dy klubet milanezë kanë pësuar një rritje të lehtë.
Inter mban vendin e parë me 43.595 tifozë për ndeshje, ndërsa Milan e tejkalon veten me 12% më shumë tifozë në “San Siro”, krahasuar me një vit më parë. Të dhëna negative vijnë për Napolin dhe Romën e cila reflektohet edhe në fitimet e klubeve, ndërsa surprizë është Kievo, e cila ka pësuar një rritje prej 23.5%.