Monaco humbi nga Lyon 2:3 në derbin e xhiros së 35-të të kampionatit francez të futbollit, dhe me këtë rezultat ata komplikuan shanset e tyre në garën për titull dhe intensifikuan më tej luftën për Champions League.

Skuadra e Niko Kovač kaloi në epërsi në minutën e 25-të përmes Kevin Volland, dhe mbeti në epërsi deri në minutën e 57-të, kur, pas një solo-depërtiimi të bukur Memphis Depay barazoi. Vizitorët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 70-të pasi Maxence Caqueret u përjashtua, por me një lojtar më pak në fushë Lyon kaloi në epërsi në minutën e 77-të, shënoi Marcelo, përcjell Korneri.net

Barazimi i ri erdhi në minutën e 86-të kur Wissam Ben Yedder shënoi për 2:2 nga penalltia dhe vetëm tre minuta më vonë Rayan Cherki solli fitoren për mysafirët me golin e tij.

Katër kartona të kuq

Eskalimi insituatës sapo nisi, dhe ajo që pasoi rezultoi në katër kartona të kuq, pas përleshjes së ashpër mes lojtarëve, kështu që Mattia De Sciglio dhe Marcelo nga Lyon dhe Pietro Pellegri dhe Willem Geubbels nga Monaco u përjashtuan. Tri xhiro para fundit të Ligue 1, Lille kryeson me 76 pikë. PSG në vendin e dytë ka 75 pikë, Monaco mbeti në vendin e tretë me 71 pikë, dhe Lyon në të katërtin tani ka një pikë më pak se ekipi i Niko Kovač. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here