Mario Gotze ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë pas plot pesë muajsh, duke hyrë në pjesën e dytë në miqësoren e fituar të skuadrës së tij Borussia Dortmund 3:2 ndaj japonezëve Urawa Red Diamonds edhe pse këta të fundit patën dy gola epërsi, shkruan Korneri.net.

Ish reprezentuesi gjerman u inkuadrua në minutën e 62 në vend të Nuri Sahin, dhe të gjithë në stadiumin Saitama që mblodhi 64.000 shikues, u ngritën në këmbë dhe e përshëndetën.
Gotze e luajti ndeshjen e fundit në janar të këtij viti në barazimin 1:1 të Dortmundit dhe Mainz, dhe prej atëherë mungoi shkaku i probleme të mëdha me metabolizëm. /Korneri.net.

Artikulli paraprakWimbledon: Garbin Muguruza triumfoi nda favorites Williams
Artikulli tjetërNjë tjetër goditje e Man.City