Luis Enrique vendosi që t’i japë fund qëndrimit të tij trevjeçar si trajner i Barcelonës dhe të ndahet miqësisht me lojtarët e tij, por, ndërkohë që shumica e lojtarëve, mes tyre edhe Mesi, e vlerësoi me fjalë mjaft pozitive punën e Luis Enriques te Barcelona, dje, erdhi edhe mesazhi i parë negativ lidhur me marrëdhëniet e trajnerit me ndonjë lojtar. Habi përbën fakt se ai vjen nga Jordi Alba që ka qenë lojtar i formacionit të parë deri para pjesës finale të sezonit dhe kjo duket se ka lënë gjurmë te ky futbollist.

Barcelona, para pak ditësh, njoftoi, edhe zyrtarisht, se trajner i Barcelonës, tani, do të jetë Ernesto Valverde që, deri tani, ka drejtuar Athleticon e Bilbaos dhe kjo gjë duket se e ka frymëzuar më shumë Jordi Albën: “Jam shumë i lumtur për ardhjen e Valverdes. Mendoj se bëhet fjalë për një trajner mjaft kurajoz që preferon të luajë një futboll të vërtetë. Të gjithë flasin mirë për të. Sigurisht që unë do të jem më mirë me Valverden sesa me Enriquen, pasi me të unë nuk sigurova minutazhin e lojës që meritoja”, tha Alba.

 

Artikulli paraprakLiverpool e fitoi duelin me Man.City dhe Chelsea
Artikulli tjetërLovren ndali intervistën pasi u pyet për konkurentin e tij të ardhshëm!