Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, do të organizojë dy aktivitete të mëdha për këtë vit siç janë turneu memorial “Burim Hatipi” si dhe çmimi për gazetarin sportive “Ali Shala”.

Kjo është bërë e ditur gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot paradite me kryetarin e SHGSK-së, Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku.

Aty u bë e ditur se këto dy ngjarje do të mbahen me 20 janar, fillimisht me turneun në futboll ku pjesmarrës do të jenë ekipet si Prishtina, Gazetarët sportiv 1, Gazetarët sportiv 2, Komiteti Olimpik, Fakullteti i gazetarisë dhe Fakullteti i Edikimit Fizik dhe i Sportit.

Të njëjtën ditë, por në mbrëmje në Hotel Sirius do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimit “Ali Shala”, që do të filloj nga ora 17.15.

 

 

Artikulli paraprakZYRTARE/ Largohet nga Liverpool, nënshkruan për Reading
Artikulli tjetërPo i jep fund karrierës