Delegacioni i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës, i përbërë nga kryetari Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku, janë duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të 80-të të Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS) që po mbahet në Seul dhe Pyongchang të Koresë Jugore.

Një vit pas pranimit në këtë institucion, SHGSK-ja ka raportuar para Komitetit Egzekutiv dhe delegatëve nga 160 shtete për të arriturat e saj gjatë kësaj periudhe. Nga 100 gazetarë sportiv të identifikuar në vendin tonë, 18 janë pajisur me kartelën e AIPS-ës.

Ndryshe, këtë vit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato në seksionet kontinentale. Në krye të sektorit evropian, president është I zgjedhur votuari nga SHGSK-ja  Charles Camenzuli nga Malta dhe bordi I ri. Ndërsa zgjedhjet e reja për presidentin e ardhshëm të AIPS-ës dhe Komitetit Egzekutiv do të mbahen të premten.

Gjatë punimeve të deritanishme të Kongresit, janë diskutuar shumë çështje që lidhen me gazetarinë sportive. Mysafir nderi i këtij edicioni ishte Kryetari i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe.

Kosovo 1

Artikulli paraprakBoston kaloi në epërsi, një fitore larg finales
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Këto klube kosovare marrin liçencat nga UEFA! Besa edhe nëse fiton Digitalb Kupën mbetet jashtë garave….