Teksa tifozët ëndërrojnë një sezon të madh pas blerjeve të shumta, është një ish-lojtar i Milanit, Andriy Shevchenko i cili mendon ndryshe nga të tjerët. Trajneri aktual i Ukrainës ka folur për sezonin e ri.

“Nuk e di se çfarë presin tifozët. Ka dy mënyra për të arritur rezultat: Është mënyra e programuar, dhe metoda e improvizuar. Mua më duket sikur është një plan konfuz, nuk ekziston një plan i stabilizuar”, u shpreh Sheva për “football.ua”.

Më tej ai komenton dhe punën e bërë nga trajneri Montella.

“Ai sigurisht ka ide të qartë dhe strategji, por gjatë kësaj kohë duhet të kishte lëvizur më shpejt. Janë shumë futbollistë të rinj. Të blesh një lojtar të ri në të njëjtën pozicion që ke blerë një tjetër një muaj më parë, më duket si diçka e improvizuar. Nuk e di deri ku do të arrijnë, por i uroj Milanit më të mirën, pasi është ende skuadra ime”, ka thënë ish-bomberi i njohur.

Artikulli paraprakNiang shitet te Spartak Moska
Artikulli tjetërE bujshme, zbuloni shqiptarin e parë që ka firmosur në NBA