Basketbollistët e Golden State kaluan në epërsi prej 3:0 në serin gjysmëfinale të play-offit në Perëndim pas fitores në Salt Lake City ndaj Utah Jazz 102:91.
Në këtë mënyrë Golden State mbetet pa humbje në Utah, edhe pse te fitorja, për dallim nga dy duelet e kaluara në Kaliforni, erdhën në fund të ndeshjes pasi mjaftë shumë i bënë ballë “xhezerët”, shkruan Korneri.net.

Vendasit ishin në jetë në tri periudhat e para e në momente edhe më i mirë se kundërshtari pasi në lojë i mbanin Rudy Gubert (21 pikë, 15 kërcime) dhe Gordon Hayward me 29 pikë.
Mirëpo, gjërat ndryshuan nga mesi i periudhës së tretë dhe në të fundit kur Warriros nisën ta marin lojën në kontrollë sidomos pas paraqitjeve fenomenale që kishin Kevin Durant (38 pikë, 13 kërcime) dhe Stephen Curry 23 pikë, dhe yjet e skuadrës së bashku i shënuan 20 pikët e fundit dhe në këtë mënyrë ata erdhën te fitorja e shtatë sivjet në Play-off.

Golden State ishte kampion në vitin 2015, ndërsa vitin e kaluar e humbi finalen nga Cleveland Caveliers.
Ndeshja e katër luhet poashtu në Salt Lake City. /Korneri.net

Artikulli paraprakMomenti kur Torino “tërbohet” me vendimin e gjyqtarit
Artikulli tjetërNjeriu që po i “dërgon” në Champions, afër kontratës së re