Legjenda e Bayernit dhe futbollit botëror, i madhi Miro Klose, kapërceu trombozën dhe njoftoi rikthimin e tij në futboll.

Shënuesi më i mirë në historinë e Kupave Botërore (16 gola në pesë Kupat e Botës, i dyti ishte Ronaldo braziliani me 15 dhe i treti Gerd Muller me 14) mësoi për sëmundjen e tij të rëndë në maj të këtij viti dhe iu desh të linte punën e trajnerit asistent te Bayern,  dhe të largohet me muaj të tërë të mjekohet, përcjell Korneri.net

“Ishte një tronditje, por tani gjithçka është mirë, nuk ndjej asnjë problem. Tani mund të bëj gjithçka përsëri, të luaj futboll, tenis, mund të vrapoj. Mjekët më dhanë lejen të kthehem në punë,” tha Klose për Kicker.

Legjenda gjermane tani dëshiron të bëhet trajner i ekipit të parë, por ende nuk dihet se për cilin klub bëhet fjalë.

“Unë nuk kam asnjë kusht, thjesht duhet të më pëlqejë klubi, duhet të kem një ndjenjë të mirë, dhe pastaj mund të ecim,” tha kampioni i botës me Gjermaninë, i cili shënoi 71 gola në 137 paraqitje në fanellën e Elf. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here