Bayer Leverkusen ka pësuar disfatë në shtëpi nga Ingolstadt me rezultat 1-2, në një ndeshje pati shumë raste për shënim gjatë 90 minutave lojë.

Morales shënoi për epërsinë e parë të musafirëve, mirëpo gjërat u përkeqësuan kur Arabguiz u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe la skuadrën me inferioritet numerik në fushë.

Në pjesën e dytë Mehmedi barazoi rezultatin, mirëpo fitoren Ingolstadt ia siguroi Cohen.

Pas humbjes së sontme, Leverkusen radhitet në vendin e nëntë me 20 pikë, kurse Ingolstadt në pozitën e 16-të me vetëm 12 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakMan. City me rikthim e fitoi superderbin ndaj Arsenalit
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Barcelona – Espanyol