Detyra e një qendërsulmuesi është të shënojë sa më shumë gola, veçanërisht kur është brazilian. Por prej disa vitesh këtij ekipi i mungon lojtari me një profil të tillë. Jemi mësuar me sulmues brazilianë që shënojnë një “thes” me gola, por këto vitet e fundit Selesao nuk ka gjetur “makinën e golave”.

Brazili aktual nuk ka një Pele, Ronaldo apo Romario. Trajneri Tite ka preferuar të marrë në Rusi një anësor të adoptueshëm si Taison dhe ka lënë në shtëpi Jonasin e Benfikës.

Ky i fundit, në fakt, duhej të ishte në Rusi, sepse është shënuesi më i mirë në Europë, me 34 gola. Shumë gola, po aq sa Messi dhe më shumë se Salah, Kane dhe Ronaldo, por që nuk i kanë shërbyer për të qenë pjesë e Brazilit.

Tendenca e futbollit të sotëm për të luajtur me lojtarë të adoptueshëm në sulm, ka prekur edhe Brazilin. Sulmuesin e qendrës te Brazili e bëjnë Gabriel Jesus i Manchster City dhe Firmino i Liverpoolit. I dyti nuk është qendërsulmuesi i mirëfilltë, Jonas po.

Artikulli paraprakSinjale për Milot Rashicën, te Werderi nuk e llogarisin grumbullimin e tij nga Kosova (FOTO)
Artikulli tjetërDritës mund t’i shërbejë përvoja e 89-shit me rivalët gjysmëprofesionistë