Ishte një gol spektakolar i shënuar nga rreth 25 metra në fitoren e jashtëzakonshëm te Milanos ndaj Sassuolos 4-3. 18-vjeçari Manuel Locatelli realizoi golin e tij të parë në Serie A, vetëm pak minuta pasi ishte inkuadruar në lojë në vend të kapitenit Ricardo Motollivo.
Menjëherë pas ndeshjes gazetarët e Premium Sport Italia e morën në intervistë të riun e talentuar i cili lëshoi lotë gëzimi për golin e shënuar. Ai i falënderohet shumë trajnerit Montella për besimin e dhënë, bashkëlojtarët dhe tifozët që po e përkrahin, dhe familjen e tij.
Milan është skuadra më e re në moshë në Itali dhe ndër më të rejat edhe në Evropë, vetëm 5 vite pasi ishte skuadra më e vjetër në Kontinentin e vjetër.