Michy Batshuayi ka patur një impakt të jashtëzakonshëm në radhët e Borussias së Dotmundit, që e huazoi nga Chelsea gjatë merkatos së janarit për ta zëvendësuar Aubameyang, i cili u transferua tek Arsenali. Në dy ndeshjet e para me verdhezinjtë, francezi ka shënuar tre gola, duke treguar se përshtatja e tij në Bundesligë ka qenë e menjëhershme. Shefi Ekzekutiv i Dortmundit, Joakim Watzke, deklaroi se qëllimi i drejtuesve më të lartë të Dortmundit është që ta blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit, për të cilin Chelsea pagoi 30 milionë euro në arkat e Olimpique Marseille.
Në fakt, klubi gjerman tentoi edhe në janar blerjen e kartonit të Batshuayi, por përgjigjja e Roman Abramovic ishte negative. Manjati rus duket se ruan simpatinë për lojtarin, pavarësisht se Conte nuk i dha besim, madje me afrimin e Giroud i dha një sinjal të qartë se duhej të largohej. Gjithsesi, me largimin e mundshëm të Contes në fund të sezonit, Batshuayi me siguri do të rikthehej në “Stamford Bridge” për të treguar se sa vlen në të vërtetë.
/Supersport.al