Xherdan Shaqiri ka folur para ndeshjes Basel – Arsenal në Ligën e Kampionëve, duke treguar pse Granit Xhaka nuk po luan titullar te ‘Topçinjtë’ e Londrës.

Duke folur për gazetën zvicerane “Blick”, ylli i Stoke Cityt ka folur për Granit Xhakën, dhe ka treguar pse 24-vjeçari nuk po gjen vend titullar në ekipin e Arsene Wenger, përcjellë Gazeta Blic

“Viti i parë në Angli është gjithmonë i vështirë. Ai duhet të pranojë ligën dhe të integrojë veten në skuadër”, ka thënë Shaqiri për Granit Xhakën.

“Te Arsenali, ju nuk duhet të luani çdo ndeshje. Ka kaq shumë ndeshje!”, shtoi Shaqiri.

“Mendoj se ai ka luajtur mirë deri tani, por Anglia është dukshëm më ndryshe se Gjermania. Kohë për të arritur top formën i nevojitet secili futbollist. Madje edhe trajnerëve, shikoni Pep Guardiolan”, përfundoi Shaqiri.

Artikulli paraprakBashkimi e fitoi trillerin ndaj Kumanovës pas vazhdimeve, Popovic shënoi në frymën e fundit
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Bayern Munchen – Atletico Madrid