“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin, ishte nder për të parë këta tifozë, është privilegj dhe nuk kam për ta harruar.

Dora në zemër gjatë himnit: “Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës. E kam ëndërruar të luaj këtu.”

Mundësia për të përfaqësuar Kosovën: “Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadil Vokrrin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin. Shoh këta djemtë e rinj që japin maksimumin për Kosovën dhe shpresoj ta kualifikojnë në një envent të madh.”

Barazimi: “Ndeshje e vështirë, sepse Kosova luajti në mbrojtje. Ishte problem për ne për të krijuar raste. Shënuam një gol, pastaj të dytin. Lëshuam pak lojën dhe Kosova na ndëshkoi. Respekt për Kosovën, sepse është një skuadër që ka shumë cilësi.”

Artikulli paraprakXhaka aspak i kënaqur me lojën e Zvicrës
Artikulli tjetërShumë pranë rishkrimit të historisë, Kombëtarja synon 3 pikët ndaj Polonisë në “Air Albania”