Është duke vazhduar ceremonia e ndarjes së futbollistëve dhe trajnerit më të miër të La Liga për edicinin e kaluar, dhe deri më tani është kuotuar së paku kush ka qenë ndër më të mirët nga viti i kaluar në ligën më të fortë në botë.

La Liga shpërblen më të mirët në nëntë kategori, ndërsa portieri më i mirë u shpall slloveni Jan Oblak. Mbrojtësi më i mirë bashkëlojtari i tij te Atl.Madrid Diego Godin, kurse mesfushori më i mirë u shpall kroati Luka Modric i cili kaloi të hënën më të mirë në karrierën e tij pasi përveç shpërblimit ai i është rikthyer edhe stërvitjeve që nga lëndimi që e pësoi pak para ndeshjes kualfikuese të Kroacisë kundër Kosovës në Shkodër.

modrici

Futbollisti më i mirë i ri u shpall Marcos Asensio i cili edicionin e kaluar luajti për Espanyol. Trajneri më i mirë u shpall Diego Simeone i Atl.Madrid.

Për momentin ka mbetur të shpallet La Liga World Payer, sulmuesi më i mirë, lojrari i vitit dhe futbollisti më i mirë në futsal.

 

 

Artikulli paraprakEverton i përgjigjet Bayernit për Lukaku
Artikulli tjetërGriezmann “mbret” i La Liga