Ministri Kujtim Shala ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fillimin e jashtëzakonshëm të saj në LO “Rio 2016”, duke fituar me Ippon ndaj zviceranes Evelyne Tschopp.

Majlinda është faqe e ndritur e sportit të Kosovës dhe një dëshmi e sukseseve të sportit e të shtetit tonë. I dëshiroj sukses dhe korrjen e medaljes së artë në këto lojëra olimpike, tha ministri Shala.

Fitorja e parë e Majlindës ndaj zviceranes dëshmon për cilësitë që ka sportisja e jonë, dhe me lojën e saj ajo përfaqëson jo vetëm veten e saj në Rio por na bën që të ndihemi krenarë edhe të përfaqësohemi sa më mirë si shtet.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja do të vazhdojë të përkrah sportin e xhudos dhe në përgjithësi sportin në Kosovë duke mundësuar rritjen e cilësisë së tij dhe në përfaqësim sa më konkurrues në arenën ndërkombëtare sportive.

Artikulli paraprakNuk i duhet Higuain, Napoli fitoi 5:0
Artikulli tjetërCHE BARI, fiton Superfinalen dhe përfaqëson vendin në Bukuresht Challenger