Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala i cili mungoi në ndeshjen ndaj Sllovenisë për shkak të kartonëve, në konferencën për medie para ndeshjes me Moldavinë që e zhvillohet nesër, është shprehur shumë optimist për fitore.

“Besoj që treguam kualitet dhe lojë të mirë me Slloveninë, por nuk kishim fat. Nesër jemi favorit në shtëpinë tonë, e dimë se Moldavia mund te na shkaktojë probleme por ne luajmë për fitore”, ka thënë Shala i cili e pranon se Kosova nuk ka pasur ecuri të mirë, por që meritojnë mbështetje nga të gjithë.

“Normalisht që nuk kemi arritur fitore që shumë ndeshje, por ne kemi besim tek stafi teknik dhe tek njeri-tjetri andaj nesër duhet të dalim në fushë si ekip dhe të rikthehemi tek rezultatet pozitive”, ka përfunduar Shala i cili tha se më mirë të mbetet Kosova në grupin C se të kthehet aërish mbrapa në grupin D, në rast të humbjes që dipas tij nuk vjen në shprehje.

Kosova e Moldavia luajnë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Zeri.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here