Herolind Shala ishte një mes futbollistëve që spikatën në kualifikuesen e fundit të Kosovës në “Loro Boriçi”, por humbja ndaj Islandës nuk ka shumë rëndësi për të.

Futbollisti, që ka veshur më parë dhe ngjyrat kuqezi të kombëtares, premton befasi në të ardhmen e shtetit shqipfolës në Ballkan.

“Kemi talentë të mëdhenj, do t’i befasojmë të gjithë”, tha Herolind Shala.

Futbollisti që ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë te Kasimpasa në Turqi, apo do të provojë veten në një tjetër kampionat më cilësor, kur vjen puna në përfaqësimin ndërkombëtar nuk ka dyshime.

Sfida e radhës e Herolind Shalës dhe përfaqësueses së Kosovës do të jetë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Turqisë.

/Top- Channel

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme Napoli-Juventus
Artikulli tjetërSevilla pa identitet, Gijon del me një pikë nga Pizuan