Skuadra ukrainse e Shakhtar Donetsk ka bërë mrekullinë duke kaluar fazën e grupeve të Champions League, pasi sonte ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat të pastër 2:1, shkruan “Korneri.net”.

Në fakt kjo humbje e skuadrës angleze nuk ndikoi asgjë në renditje pasi skuadra e Guardiolas më herë e kishte siguruar kalimin tutje dhe vendin e parë në grupin E.

Nga ana tjetër kjo fitore e eliminoi Napolin, skuadër e cila nuk arriti të kalonte tutje, por Sarri duhet të kënaqet që do vazhdojë avanturen evropiane në Evropa League, pasi sonte humbi 2:1 nga Feyenoord./Korneri.net.

Artikulli paraprakBerisha debutoi me fitore në Champions League [FOTO + VIDEO]
Artikulli tjetërLiverpool me goleadë tutje si lider, Sevilla në fazën tjetër me barazim, rusët e Spartak në E.L