Sevilla ka rënë shumë nga forma që kishte deri para një muaji. Loja e tyre është pa identitet, rastet po mungojnë, e sidomos loja e shpejtë dhe e saktë nga këmba në këmbë.
Skuadra andaluziane luajti pa gola në shtëpi me Sporting Gijon që nxorri një pikë deri diku të vlefshme, por ende është në zonën e kuqe me -5 nga Leganes.
Mysafirët luajtën mençur duke aplikuar mbrojtje të fortë dhe stabile dhe duke rrezikuar shumë shpejt portën e Sevillas me kundërsulme.
Me këtë barazim Sevilla e humbi pozitën e tretë nga Atl.Madrid, dhe tash do të ketë punë të vështirë që të siguroj Champion League direkt.

Artikulli paraprakShala: Kosova do të befasojë në futboll
Artikulli tjetërGjashtë yjet që u skadon kontrata gjatë verës