Roma më e dobët që e parë dikush në vitet e fundit ishte sonte ndaj Sevilla.
Teknikisht, taktikisht, fizikisht dhe me shumë gabime në pasime e sidomos në mbrojtje, i mundësuan Sevilla një fitore shumë të lehtë me rezultat 2-0, dhe në këtë mënyrë skuadra spanjolle depërtoi në çerkfinale të Europa League.
Golin e parë si e pranoi Roma, ishte mënyra më katastrofale e mundshme e sidomos reagimi i portierit shumë të dobët, Pau Lopez, i cili i pari do të shitet nga Roma pas pak ditësh, kurse goline shënoi Sergio Reguilon. Edhe më katastrof Roma e pranoi golin e dytë i eralizuar nga Youssef En-Nesyri. Skuadra italiane nuk pati asnjë rast për 97 minuta lojë që vlen të përmendet, andaj më mirë që u eliminua tani.

Bayer Leverkusen e kreu formalitetin ndaj Ragers duke e fituar edhe ndeshjen e dytë 1-0. Golin e vetëm për gjermanët e shënoi Moussa Diaby. Ndeshja e parë në Skoci pati përfunduar 1-3, andaj Leverkusen kaloi me meritë në çerekfinale. /Korneri.net