Ndeshje e trentë dhe ndër më të mirat në vitet e fundit në Europa League.
Finalja e garës së dytë të rëndësishme evropiane i ka takuar Sevillas që mpsohti Interin me rezultat 3-2, me autogolin e çuditshëm të Romelu Lukakut, shkruan Korneri.net
Pjesa e parë e kësaj përballje ishte e jashtëzakonshme pasi u shënuan katër gola, me Interit që kaloi në epërsi me golin e reprezentuesit belg Lukaku, që vet e nxorri dhe shënoi nga penalltia.
Por, Luuk De Jong shumë shpejt me dy gola të shënuar me kokë, e kaloi Sevillan për herë të parë ne epërsi, ndërsa në pushim shkohet me barazim 2-2, pasi mbrojtësi Diego Godin shënoi po ashtu me kokë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve, sepse skuadrat nuk rrezikuan shumë, megjithatë pas goditjes akrobatike të topit nga Diego Carlos, Lukaku e shtyen topin në rrjetë për t’i dhënë edhe një sukses tjetër Sevillas në këtë garë, ku edhe po ka mjaftë fat.
Është hera e gjashtë që Sevilla e fiton këtë trofe në 15 vitet e fundit, kurse Interi mbeti bosh, dhe nuk arriti ta fitonte trofeun evrpian që i mungon që një dekadë. /Korneri.net