Sevilla dhe trajneri Eduardo Berizzo kanë arrit marrëveshje të dyanshme që argjentinasi të ulet në stolin e klubit të njohur andaluzian për dy vitet e ardhshme. Barizzo do të udhëtoj në Sevilla në dy ditët e ardhshmme për t’i definuar të gjitha çështjet rreth kësaj kontrate dhe më pas do të bëhete dhe prezantimi i tij.

Sipas asaj që mësojmë nga faqja zyrtare e klubit, do të diskutohet më së shumti për stafin e tij ndihmës, pasi ai me ndihmësit e tij kaluan tri stinor të jashtëzakonshëm te Celta Vigo, duke u aliminuar këtë vit në gjysmëfinale të Europa League nga Manchester United, edhe pse fati nuk ishte në anën e tij dhe skuadrës, pasi ka qenë shumë afër finales së madhe. /Korneri.net

Artikulli paraprakGoditja e parë e Monchi te Roma
Artikulli tjetërBarcelona e ka seriozisht…