Klubi spanjoll i Sevillas vazhdimisht ka pasur trajner të mirë, të cilët e kanë ngritur ekipin në nivele të larta lojtar pothuajse anonim.

I fundit që ndërtoi një ekip të frikshëm ishte Unai Emery, i cili e kishte specialitet që me Sevillan të fitonte Europa League, por Emery gjatë verës së kaluar u largua nga Sevilla për në drejtim të Ligue 1 për të drejtuar PSG-në.

Sipas mediave spanjolle, rrugës së Emery është duke shkuar edhe trajneri aktual i Sevillas, Jorge Sampaoli, i cili spekulohet se mund të jetë pasues i Luis Enrique te Barcelona apo i Thomas Tuchel te Borussia Dortmund.

Artikulli paraprakMediat britanike të sigurta: Man. City nuk do të pranojë asnjë ofertë për këtë futbollist
Artikulli tjetërSuperylli turk përgenjështron mediat britanike: Nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me këtë skuadër angleze….