Sevilla luajti baraz 2:2 në shtëpi me përfaqësuesin turk Besaksehir, mirëpo fitorja nga ndeshja e parë ia mundësoi kualifikimin në fazën e grupeve.

Sevilla nuk e pati të lehtë ndeshjen pasi skuadra turke në dy vitet e fundit ka ndërtuar jë përbërje shumë cilësore dhe për pak nuk ia doli të siguronte kualfikimin historik në këtë garë të madhe, shkruan Korneri.net.

Mysafirët të parët kaluan në epërsi me golin e Eljero Elia, dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Mirëpo, andaluzianët treguan përvojën e madhe që kanë pasi me Sergio Escudero dhe Wissam Ben Yedder kthyen epërsinë në favorin e tyre, derisa Edin Visca realizoi golin e fundit dhe të barazimit shtatë minuta para fundit. Stadiumi Ramis Sanchez Pizuan u dridh krejt në fund kur Emre Belozoglu e qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë, dhe po të shënonte, Basaksehir kalonte në fazën e grupeve. /Korneri.net

Artikulli paraprakNapoli pa asnjë problem në Champions League
Artikulli tjetërShuhet ëndrra e Rijekës, Olympiakos në Champions