Fitorja në Coppa Italia nga Napoli nuk kaloi pa u vënë re te Barcelona.
Katalunasit pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë të 1/16 së finales në Champions League e luajtur në San Paolo, do të presë djemtë e Gattusos në fillim të gushtit, përcjell Korneri.net
“Nuk do të jetë e lehtë” – komentoi trajneri Quique Setien. “Në ndeshjen kundër Juves ata bënë mirë, dhe mund të na sjellin telashe të ëdha”, tha ai për mediet spanjolle. Vendi për ndeshjen e kthimit nuk është bërë ende zyrtare nga UEFA: “Shpresoj se mund ta luajmë në Camp Nou. Sidoqoftë, formula e re i penalizon të gjithë”, deklaroi i pari i klubit.
Pavarësisht nëse luhet në fushë neutrale, Final Eight duhet të zyrtarizuar nga UEFA me skuadrat që do të kualifikohen,apo ndeshja në fjalë do të luhet në Camp Nou pas dyerve të mbyllura.
Por, formula e re për të përfunduar sezonin evropian të studiuar nga UEFA nuk e ka bind trajnerin Setien.
“Unë mendoj se loja e pa tifozë është më e keqe për Barçën dhe për të gjitha skuadrat. Me dy ndeshje ju mund ta kalkuloni ngapak. Të gjithë do të donim të luanim ndeshje të dyfishtë, por rrethanat janë ato që janë. Shpresoj kundër Napolit do të luajë këtu në Barcelona. Do të ishte ndryshe nëse do të luanim në një fushë neutrale dhe pas dyerve të mbyllura” përfundoi Setien. /Korneri.net