Quique Setien, trajneri i Barcelonës, foli për shortin në Champions League, duke u përqëndruar në mënyrë të veçantë në ndeshjen e kthimit kundër Napolit.
Ai është i luntur që do të luaj në Camp Nou pas ndeshjes së parë në të cilët skuadra e tij barazoi në San Paolo me rezultat 1-1, përcjell Korneri.net
“Nuk kam pasur shumë pritje për sa i përket barazimit. Për momentin mendoj se është e rëndësishme mbi të gjitha të përqendrohemi në ndeshjen kundër Napolit, ky është çelësi. Ne e dimë se mund të luajmë në shtëpi, dhe unë mendoj se është e drejtë. Duhet të përqëndrohemi shumë në këtë duel, por mendoj se nuk do ta kemi të lehtë në çerekfinale nëse depërtojmë pasi aty janë dy skuadra të forta si Bayer apo Chelsea, pavarësisht se bavarezët janë pothuajse të kualifikuar. Ndeshje të lehta nuk ka kjo kuptohet”, ka deklaruar Setien për mediet spanjolle. /Korneri.net