Për herë të dytë brenda dy muajsh supersulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, ishte lojtari më i pavërejtur te Juventus në përballe me Milanon. Sikurse në muajin tetor kur rosonerët fituan ndeshjen kampionale në San Siro me golin e bukur të mesfushorit Locatelli, edhe në Doha të Katarit, Higuain nuk u pa në lojë pasi atë e ruajti në të dyja rastet në mënyrë fenomenale mbrojtësi Gabriel Paletta.
Nëpër rrjetet sociale po qarkullon kjo foto komike ku shihet Hihuain duke qëndruar në qafë të Palettas, si shenjë sesi italiani e neutralizoi argjentinasin në lojë.