Besart Berisha i jep fitoren në derbi skuadrës së tij Melbourne Victory. Falë golit të kosovarit  skuadra e tij fitoi 2-1 në stadiumin Ammi Park ndaj rivalëve të urryer të Melbourne City. 12 minuta para fundit, Berisha u gjend në vendin dhe në kohën e duhur, për të realizuar golin e tij të nëntë sezonal, dhe ndër më të rëndësishmit deri tani. Falë fitores në derbin e qytetit, Melbourne Victory  e kaloi Melbourne City-in në tabelën e klasfikimit duke u ngjitur në vendin e dytë me 20 pikë.

Në minutën e 16. veterani Tim Cahill i rikthyer në vendlindje pas një periudhe të gjatë, realizoi golin e epërsisë për Melbourne City. Por, nuk vonoi shumë kur Rojas barazoi rezultatin që qëndroi kështu deri në minutën e 78. kur  Berisha u asistua nga Rojas.  Tashmë Berisha kryeson i vetëm listën e golashënuesve të A-League në kuotën e 9 finalizimeve.

Artikulli paraprakNapoli i ofron pagë të pabesueshme sulmuesit të Genoas
Artikulli tjetërGjeniu i Sevillas gjatë verës te Roma