Tri skuadra për tre liderë të cilët po e transformojnë Serie A aktuale në kampionatin më të ekuilibruar të viteve të fundit.

Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku, Cristiano Ronaldo janë pa dyshim fytyrat e ekipeve përkatëse. Suedezi që tani i vlen Milanit për dhjetë pikë falë dhjetë golave, po ashtu si dy homologët e sipërpërmendur duke rikthyer një luftë të ndezur që nuk shihej që nga kohët e “Calciopoli”-t. Duke qëndruar te kuqezinjtë, është e dukshme që vrapimi drejt majës varet shumë nga paraqitjet e Ibrës.

Pa suedezin, “Djalli” vuri poshtë Fiorentinën dhe Sampdorian përpara se të ngecte në dy barazimet me Parmën dhe Xhenoan. E të mendosh që dy ndeshje radhazi pa sukses në Milanon kuqezi nuk ishin parë që para pandemisë. Deri më tani 39- vjeçari ka shënuar dhjetë gola të përqendruar në gjashtë ndeshje, me katër dopieta që i kanë sjellë skuadrës 10 pikë. Kur Ibra shënon, goli shndërrohet në vendimtar pasi me realizimet e tij “Djalli” njeh vetëm fitore. Ndaj Sasuolos, sulmuesi duhet të jetë gati, pavarësisht se dje u stërvit përsëri në mënyrë të diferencuar. Pioli shpreson ta ketë gati. Sa më shpejt që të jetë e mundur.

“THIKA” LUKAKU – Poshtë Milanit qëndron Interi. Zikaltrit janë në valën e entuziazmit pas fitores së hekurt ndaj Napolit, sfidë që u vendos nga Lukaku i cili transformoi një penallti. Belgu ka një cilësi të jashtëzakonshme që është ajo e prishjes së ekuilibrit të ndeshjeve. Ndaj Bologna, Genoas dhe Beneventos kishte bërë të njëjtën gjë duke rezultuar një “thikë” që gris çdo takim që ndërlikohet, ashtu si ndaj Torinos kur falë tij shifrat kaluan nga 1-2 në 3-2 në pak minuta. Territori i tij i gjuetisë është “San Siro” ku ka shënuar 6 nga 10 golat e tij në Serina A e sivjetshme. 42%-shi i

lukaku.ibra.ronaldo.2020.1080x648

RONALDOS – Ndryshe nga Lukaku, një kanibal te Juventusi preferon vendet e panjohura. Në fakt, Cristiano Ronaldo shndërrohet larg stadiumit bardhezi. Ai ka shënuar 7 gola në transfertë nga dhjetë që regjistron në kampionat. Portugezi ka shënuar plot 42 për qind të totalit prej 24 realizimesh të “Zonjës”. Në Serie A, askush përveç Belotit nuk është kaq vendimtar për skuadrën përkatëse. Në statistikat e 35-vjeçarit kanë ndikuar edhe penalltitë, pasi deri më tani ka shndërruar katër të tilla në gola, çka është një tjetër statistikë që e bën më të vlefshëm se kushdo tjetër në këtë sezon për klubet italiane. Në fakt, CR7 mund ta kishte thelluar këtë rekord pasi të mërkurën kundër Atalantës shpërdoroi një rast të mirë kur Gollini e ndali goditjen e tij. Sidoqoftë, Ronaldo vazhdon të shënojë me ritme të larta duke qenë së bashku me Ibrën dhe Lukakun në krye të tabelës së golashënuesve të kampionatit italian.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakDihet datat e ndeshjeve në Coppa Italia
Artikulli tjetërTjetër humbje e Dortmundit