Politika nuk ka të bëjë asgjë, por seria A është gjithnjë një lëvizje me 5 yje. Inter, Juventus, Lazio, Napoli dhe Roma, në mënyrë të rreptë alfabetik, janë shumë afër njëra-tjetrës dhe me diferencë nga ekipet e tjera.
SHIFRAT – nga 53 lojra të zhvilluara deri më tani (Inter luan sot në Verona, ndërsa Roma ka një ndeshje të prapambetur në Marassi kundër Sampdorias), top 5 ekipet në renditjen kanë fituar 44 ndeshje.
Dhe në qoftë se kemi parasysh ndeshjet direkte tashmë të luajtura, 5 ekipet e mëdha kanë një total prej 6 pikësh të lëna me 3 barazime (2 Juve në Bergamo, 2 Inter në Bologna, 2 Lazio në Olimpico me SPAL ndeshjen e parë). Mbresëlënëse.
Thënia e vjetër që në Itali është e mundur të humbasësh pikë në të gjitha fushat, tani thjesht është e pamundur. Do të jetë një kampionat që do të vendoset me sfida të drejtpërdrejta.
20 ekipe – Duke u bazuar te performanca e ekipeve në 11 ndeshjet e para, bie në sy si Serie A tani është e ndarë në tre blloqe: 5 ekipet e mira, 4/5 ekipet e tjera (AC Milan, Atalanta, Sampdoria, Fiorentina dhe Torino) të cilat do të luajnë për vendin e fundit në Evropë dhe të tjerat në anën e poshtme të renditjes, të paktën dhjetë ekipe, gjysma e totalit, shumë më poshtë se të tjerat.
Pra, kush fiton ndeshjet direkte fiton një tjetër sezon në “katet” e sipërme.

Artikulli paraprakRritet dukshëm vlera e yllit të Kosovës
Artikulli tjetërPas Berishës dhe Strakoshës, një tjetër portier shqiptar në Serie A…