U zhvilluan tri ndeshjet e xhiros së 36-të, në Serie A, ku u shënuan 13 gola, por jo vetëm kaq, sepse dy prej tyre ishte të jashtëzakonshme dhe të çmenduara, duke e lënë në pikëpyetje skuadrën që do të largohet nga elita, pasi edhe më tutje gjithçka mbetet e hapur.

Po e nisim fillimisht me fitoren e Atalantas te Spezia 1-3, me bergamaskët që ende janë në lojë për një vend në Evropë. Muriel, Gjimshiti dhe Pasalic, realizuan golat për Atalantan, ndërsa të vetmin për Spezian, Verde që e kishte barazuar rezultatin e pjesës së parë, shkruan Korneri.net

Në Venezia u shënuan 7 gola, me vendasit që mposhtën Bolognan 4-3, duke bërë një rikthim senzacional në fund. Vendasit nisën në mënyrë perfekte ndeshjen duke shënuar dy gola me anë të Henry dhe Kiyine, por Bologna atëherë nisi të luante mirë. Orsoloni shënoi në fund të pjesës së parë, kurse Arnautovic e barazoi rezultatin.

Më pas Bologna kaloi për herë të parë në epërsi me golin e Schouten, por vendasit ishin të vendosur për fitore. Aramu barazoi rezultatin, ndërsa Johnsen në minutën e 92 i dha fitoren Venezias që ende shpreson.

Shpreson sepse në ndeshjen e çmendur që zgjati 100 minuta, Salernitana nuk e mposhti Cagliarin, dhe pikërisht barazimi në fund e mbajti në lojë Venezian dhe Cagliarin, që kundër Interit pas një jave do të vrapojë më dhëmbë për të mos humbur, kurse njëjtë do të luaj edhe Venezia në dy xhirot e fundit.

Salernitana kaloi në epërsi me golin e sulmuesit Verdi, por Cagliari duke dhënë maksimumin, arriti që në minutën e 98 të barazonte rezultatin me golin e bukur me kokë të Altare.

Tabela duket kështu:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here