Sulmuesi i rrezikshëm spanjoll, Alvaro Morata në fund të sezonit do të largohet nga Real Madrid ku me shumë mundësi do të vazhdojë të ardhmen e tij në Premier Leaguen angleze.

Së fundmi “Los Blancos” ka befasur të gjithë pasi ka hyrë në garë për të transferuar sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner.

Pas formës së mirë që po kalon Timo Werner në Leipzig, shumë skuadra kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

Werner shihet si zëvendësues i Alvaro Moratas, i cili gjatë verës do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Artikulli paraprak“Bomba” e ditës: Ky klub evropian do ta paguajë klauzolën 200 milionëshe të Neymar
Artikulli tjetërPunë e kryer: Isco “Los Blancos” deri në vitin 2022