Pavarësisht krizës financiare, dhe dorës së shtrënguar në shpenzime, sërish bëhen gabime në vlerësime dhe shumë prej atyre të marrë me bujë, detyrohen të qendrojnë në stol. Në total, vlera e lojtarëve që nuk luajnë shkon në 83 milionë euro. Në vend të parë Napoli, me 25.6 milionë euro si rezerva. Mbrojtësi Toneli erdhi nga Empoli për 9 milionë euro, lojtari ofensiv 21-vjeçar Rog erdhi nga Dinamo e Zagrebit për 13.5 milionë. Kroati u quajt “Modriçi i ri”, por nuk po luan. Pak hapësirë edhe për Giacherinin që u mor jo shtrenjtë, 1.5 milionë euro. Interi ka Gabigolin të marrë për 29.5 milionë euro. Jerson tek Roma u aktivizua vetëm së fundmi, ndërsa u mor për 16.6 milionë euro, ndërsa tek Lazio është Luis Alberto marrë për 5 milionë euro nga Liverpooli. Tek Atalanta Gasperinit, skuadra e mrekullive të Serisë A këtë sezon, nuk ka vend një sulmues i njohur si Alberto Paloschi që u ble për 7.5 milionë euro nga Swansea në Premier Ligë.

Artikulli paraprak“Djajtë e kuq” – të mallkuar, por kush e ka bërë mallkimin?
Artikulli tjetërSalah dhe El Shaarawy (nuk) luajnë kundër Lazios