Kampionati italian i futbollit ka filluar të tërheqë përsëri vëmendjen e investitorëve të huaj. Nëse më parë miliarderët e lindjes kishin sytë vetëm nga Anglia, tani ata janë të gatshëm të hyjnë në futbollin italian për të marrë kotnrollin e klubeve të rëndësishme.

Italo-amerikani James Palota ka marrë në pronësi Romën, ndërsa kinezët kontrollojnë Milanin e Interin. Por një tjetër klub mund të bëhet shumë shpejt me pronarë të huaj, pasi është nxjerrë në shitje prej disa muajsh. Bëhet fjalë për Fiorentinën, të cilën familja Dela Vale është gati ta shesë për 250 milionë euro.

Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pasur interesim nga Rusia, Kina dhe Arabia Saudite për të blerë klubin. Por Diego Dela Vale kërkon një person shumë të besuar dhe për momentin ka refuzuar ofertat e tyre. Megjithatë, nëse tifozët e skuadrës do të vazhdojnë të kontestojnë presidentin ashtu siç kanë bërë gjatë vitit të fundit, për të do të jetë e vështirë t’u rezistojë ofertave të tilla dhe parashikohet që brenda këtij sezoni, ekipi të kalojë në duart e investitorëve të huaj.

Artikulli paraprakFIFA ndryshon formatin për Botërorin e klubeve
Artikulli tjetërKërcënohet me vdekje futbollisti i Liverpoolit