Barça është gati ta blindoj Sergi Roberto. Lojtari i krahut të djathtë i blaugranëve, i cili po luan në rolin e mbrojtësit dhe atë shumë aktiv edhe në fazën e sulmit, është bërë lojtari më i preferuar dhe i pazëvendësueshëm i Luis Enriuque, i cili së bashku me zyrtarët e klubit po përgatitin një ofertë të re (kontratë) afatgjatë dhe shumë të majme për futbollistin e cila do të ishte e vlefshme deri në vitin 2021.