Në shtator të vitit 2005, Florentino Perez mbyllur nënshkrimin e Sergio Ramos. Presidenti i Real Madridit pagoi 27 milionë euro për Sevilla, që të marrë qendërmbrojtësin e ri, vetëm 19 vjeç, i cili u bë futbollisti i parë kombëtar, i rekrutuar nga Florentino, që kur ai u bë president i klubit në vitin 2000.

12 vjet më vonë, Sergio Ramos ka bërë një paraqitje mbresëlënëse dhe tashmë është vetëm një lojë larg rrumbullakosjes së 500 ndeshjeve me fanellën e Real Madridit. Këtë “kufi” do ta arrijë këtë fundjavë, në “Santiago Bernabeu”. I njëjti “protokoll” u fiksua për vite, para se të vijë Figo, Zidane, Beckham apo Ronaldo. Ata ishin në gjurmët e Don Alfredo di Stéfano.

Që nga ajo ditë, kur Sergio Ramos veshi fanellën me numrin 4 mbi kurrizin e tij, filloi të krijojë një legjendë, që ende ka shumë kapituj për të shkruar. Ramos është aktualisht lojtari i dymbëdhjetë, me më shumë ndeshje zyrtare të luajtura në historinë e Real Madridit.

Përpara tij janë lojtarë si Raul, Casillas, Sanchis Gento, Santillana dhe Fernando Hierro.Ai ka shënuar 66 gola në këto 499 ndeshje, që ka luajtur me “Los Blancos”, 43 prej tyre me kokë, specialiteti i tij. Goli, për të cilën do të mbahet mend gjithmonë, u shënua prej tij në minutën e 93-të, në finalen e Lisbonë (Champions).

Ramos ka shënuar në të 12 sezonet, sa ka qenë i veshur me fanellën e Real Madridit. Në këtë sezon, ai ka realizuar 8 gola, një më pak se Neymar, ose Gameiro, për shembull, dhe është golashënuesi i katërt i lartë i ekipit. Në vitet e fundit ka qenë Zot i finaleve.

Ai ka shënuar gjashtë gola në finale, çka e bën Ramos lojtarin e gjashtë më të lartë finalizues në ndeshje të tilla. Vetëm Puskas e mposht atë, si dhe Raul, Cristiano Ronaldo, Di Stefano dhe Santillana. Rivali i tij i preferuar është Sevilla, ndaj të cilës ka shënuar gjashtë gola; 5 gola ndaj Athletic dhe Malaga, si dhe 4 gola ndaj Barcelonës e Atletico. Sot ai rrumbullakos 500 ndeshje me Real Madridin./telesport/.

Artikulli paraprakConte i bindur: Diego Cosa…..
Artikulli tjetërRahoveci ngatërrojnë lojtarët në aeroport