Është ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë në dekadën e fundit, por edhe më i padiciplinuari.

Qendëmbrojtësi i përfaqësueses spanjolle u ndëshkua me karton të kuq edhe në ndeshjen ndaj Atl.Bilbaos në barazim 0:0, dhe për të ishte hera e 19 që përjashtohet nga loja, shkruan Korneri.net.

Ramos tashmë kaloi në pozitën e parë në historinë e kampionatit spanjoll sa I përket karonëve të kuq në karrierë duke lënë mbrapa vetëm lojtarët si, Pablo Alfaro dhe Xavi Aguando që mbetën me nga 18 kartonë të kuq.
Në listën e mëposhtme i kemi siguruar lojtarët më të ndëshkuar me kartonë të kuq në histori të La Ligas.Megjithatë, Ramos do të jetë i gatshëm për derbin më të madh në botë, kundër Barcelonës që luhet me 23 dhjetor. /Korneri.net

Sergio Ramos: 19 në 416 ndeshje
Pablo Alfaro: 18 në 418 ndeshje
Xavi Aguado: 18 në 383 ndeshje
Juanito Rodríguez: 17 në 385 ndeshje
Patxi Salinas: 15 në 432 ndeshje
Fernando Hierro: 14 në 497 ndeshje
Albert Lopo: 14 në 409 ndeshje
Santi Denia: 14 në 298 ndeshje
Carlos Marchena: 13 në 330 ndeshje
Mauricio Pochettino: 13 në 275 ndeshje

Artikulli paraprakVIDEO/ Jo vetëm Brignoli, ja të gjithë portierët goleadorë të Serisë A
Artikulli tjetërAtraksion, Spektakël e Miqësi, në hapje të “Turneut Dimëror”