Finalja mes Real Madrid dhe Liverpool nuk shkoi ashtu siç duhet për sensacionin e këtij sezoni, Mohamed Salah u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 31’ pas një përplasje me mbrojtësin e Real, Sergio Ramos.

Në një duel mes tyre Ramos tërhoqi me forcë nga krahu egjiptianin që gjatë përplasjes mori një dëmtim në shpatull. Menjëherë pas kësaj ngjatje në rrjet kanë shpërthyer kritikat për mënyrën e egër që luan spanjolli, ndërsa shprehin trishtim për përfundimin e parakohshëm të një finalje të shumëpritur për “faraonin” Salah.

“Detyra e Ramos përfundoi me kaq! Salah të gjithë e ndjejmë dhimbjen tënde”, shkruan një person në Twitter.

“Sergio Ramos, bastard i mallkuar, e tërhoqi Salah sepse e dinte që do e lëndonte”, shkruan një tjetër.

Artikulli paraprakCanale 5 “censuron” Dua Lipën, rebelohen italianët
Artikulli tjetërNuk kanë rivalë në Evropë, Real Madrid kampion i Evropës për herë të 13.