Talenti i Barcelonës 21-vjeçari Sergi Samper i cili aktualisht është i huazuar te Granada, i ka kthyer disa herë përgjigje trajnerit të Arsenalit Arsene Wenger, pasi ky i fundit dy-tri herë ka kërkuar shërbimet e djaloshit të ri.

Samper për mediat spanjolle dhe ato angleze ka thënë se nuk dëshiron as të dëgjojë ndonjë ofertë nga Arsenali pasi nuk mendon të luajë në Angli dhe menjëherë pas huazimit te Granada do të kthehet te klubi  sipas tij më i madhi në botë, Barcelona.

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakIsh-futbollisti më i mirë afrikan futet në listën e terrorit
Artikulli tjetërZYRTARE/ Largohet nga Liverpool, nënshkruan për Reading