Finalja e femrave në Grand Slam-in, e parë për këtë vit Australian Open ishte e tëra e motrave Williams, por sërish fitoi më e mira Serena.
Ajo mposhti motrëne saj më të vjetër me rezultat 2:0 në sete 6-4,6-4, dhe atë për koeqidencë të dy setët për 41 minuta lojë.

Fillimi i setit të parë ishte interesant pasi katër gemet e para përfunduan me (brake), pasi asnjëra teniste nuk arrinte ta mbante shërbimin e saj. Mirëpo, me kalimin e kohës erdhi në shprehje edhe fuqia më e madhe që është në duart apo krahët e Serenas e cila ia doli ta fitone edhe një brake në gamin e nëntë e më pas ta mbyll setin e parë.

Pothuajse njëjtë ishte edhe në setin e dytë, vetëm se këtu ishin më të suksesshme motrat në shërbimet e tyre. Edhe njëherë tjetër Vinus në momentet më të rëndësishme gabonte dhe në fund edhe e humbi duelin.

Ishte kjo fitorja e 17 e Serenas nga Vinus në 28 përballjet e tyre, ndërsa e teta në nëntë të fundit. Serena e fitoi trofeun e 23. në karrierë në Grand Slam-et më të mëdha të tenisit duke e kaluar legjendën gjermane Steffi Graf, e shtata në Australian Open, dhe me këtë fitore ajo sërish është e para në botë.

Artikulli paraprakNapoli i përgjigjet në mënyrë shokuese Giaccherini-t
Artikulli tjetërSousa i bindur: Kalinic do tu rezistojë milionave kineze