Se Arsenali do të kalonte pengesën e quajtur Sutton në kuadër të xhiros së pestë në FA Cup, askush nuk e ka vënë në dyshim, edhe pse skuadar e ligës së pestë angleze ka bërë ballë mjaftë mirë sepse në fund humbi 0:2 në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin që ka kapacitet vetëm 765 ulëse.


Por, pa konkurrencë tema kryesore e kësaj përballje ishte portieri rezervë 150 kilogram i rëndë, 45-vjeçari Wayne Shaw. Ai gjatë ndeshjes mori një senduiq të madh për ta ngrënë.
Kjo video po bënë xhiron e botës, sepse ndodh për herë të parë një gjë e tillë.

Një bastore në Angli e kishte portierin në fjalë me koutën 8 në rast se ai merr diçka për të ngrënë gjatë ndeshjes, dhe ka pasur shumë të tillë që e kanë luajtur.

Artikulli paraprakReal Madrid tenton transfertën nga Manchester City
Artikulli tjetër“Yjet” që nuk shkëlqyen te Barcelona! Klasin e tyre e treguan te klubet tjera….